• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Vetëm 22 nxënës janë regjistruar në gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë

EA
Gusht18/ 2025

Në shkollën e mesme “7 Marsi” në Tetovë, deri më tani janë regjistruar vetëm 22 nxënës në dy afatet e regjistrimit, ndërsa afati i tretë është planifikuar për 21 gusht, njofton tv21.

Shkolla pret që numri i nxënësve të rritet dhe të mbushë tetë klasat e planifikuara, veçanërisht pas uljes së pikëve nga 60 në 50.

Drejtori Ismail Vlashi tha se me uljen e pikëve, numri i nxënësve potencialë është rritur dhe shpreson që deri në fund të gushtit të ketë mjaftueshëm që shkolla të funksionojë normalisht. “Ne duhet të kemi të paktën 20 nxënës për klasë që shkolla jonë të funksionojë si të tjerat”, theksoi Vlashi.

Ndërkohë, gjimnazi qendror dhe shkolla e mjekësisë tashmë i kanë mbushur vendet e tyre.

Spread the love