• E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Maqedoni e Veriut, prej sot-gjoba të reja në trafik

EA
Shtator25/ 2025

Ndryshimet e reja në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor fillojnë të zbatohen sot (25 shtator). Do të ketë gjoba për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë, si dhe për shoferët e skuterëve që përdorin telefonat celularë gjatë drejtimit të automjetit.

Një gjobë prej dyzet eurosh do të paguajë çdo këmbësor që kalon rrugën me telefon celular në dorë ose në vesh. Nëse drejtoni një skuter, motoçikletë ose traktor duke përdorur një pajisje elektronike – gjoba është 50 euro.

Sipas ligjit, këmbësorët duhet të lëvizin me kujdes dhe pa përdorur pajisje që zvogëlojnë vëmendjen e tyre.

Nga Viti i Ri do të ketë gjoba edhe më të rrepta në kuadër të Qytetit të Sigurt, kur çdo sjellje e paligjshme në trafik do të ndëshkohet.

Spread the love