• E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Kishte fshehur mbi 700 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptar në kufi me Kroacinë

EA
Tetor19/ 2025

Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnjë.Nga kontrollet në pikën doganore Karasoviçi, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro.

Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase.

“Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë”, njofton Dogana e Kroacisë.

Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për të zbuluar prejardhjen e parave të sekuestruara.

Spread the love