• E mërkurë, 29 Prill, 2026

Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga lideri Ahmeti, vizituan Reçicën e Madhe

EA
Tetor28/ 2025

Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, sonte (e martë) kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe.

Rexhepi u shpreh se kjo vizitë simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen e Tetovës.

“Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” tha ai.

Bajram Rexhepi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive qytetare, duke nënvizuar se vetëm përmes përpjekjes së përbashkët mund të arrijë Tetova një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përmirësuar

Spread the love