• E mërkurë, 22 Prill, 2026

Prof.dr. Skender Asani ka realizuar një takim të frytshëm me diplomatin kosovar Nuhi Shala

EA
Gusht08/ 2025

Në kuadër të angazhimeve me karakter komunkimi dhe ndërveprimi, sot në zyrën e tij të punës, historiani, Prof.dr. Skender Asani, ka zhvilluar një takim me zëvendës ambasadorin e Kosovës në Shkup, z. Nuhi Shala. Lidhur me këtë takim ai ka shkruar edhe një njoftim të shkurtër në Facebook:

“Sot pata kënaqësinë të takohem me zëvendës ambasadorin e Kosovës në Shkup, z. Nuhi Shala, të cilin e përgëzova për marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në këtë mision të rëndësishëm diplomatik. Biseda jonë u zhvillua në një frymë të hapur e miqësore, ku prekëm temat aktuale dhe sfidat që kërkojnë qasje të mençur e bashkërenduese. Në këtë komunikim u shpreh bindja se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të jetë jo vetëm i frytshëm, por edhe një shembull i mirë se si dialogu dhe partneriteti ndërtojnë ura që forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.”

Spread the love