Kanali ujor Danub-Selanik do të shkaktonte edhe zbehjen e pozicionit negociues të të kryeqendrave shqiptare edhe atë të Tiranës dhe të Prishtinës, sepse ai do të shkaktonte një asimetri të madhe gjeopolitike në rajonin e Evropës Juglindore dhe do ti mundësonte Serbisë që të fitojë një avantazh të jashtëzakonshëm gjeostrategjik
Nga PhD kandidat: Gzim Rushiti
Korridori 8 paraqet një korridor Pan-Evropian i cili fillon në Itali dhe e lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Korridori 8 kalon nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë dhe paraqet një arterie me rrëndësi shumë të madhe strategjike për transportin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë evropiane.
Korridori 8 ka një rrëndësi dhe peshë të veçantë strategjike dhe gjeopolitike sepse paraqet aksin e vetëm dhe të vërtetë gjeostrategjik Lindje-Perëndim në Evropën Juglindore, i cili i lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar nëpër territorin shtetëror të shteteve të cilat të gjitha janë anëtare të NATO –s. Ky dimension e bën korridorin 8, përveçse të rrëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe tregtar, poashtu të qenurit një arterie e vërtetë me rrëndësi strategjike dhe gjeopolitike e aksit lindje-perëndim në Evropën Juglindore, këtë korridor e bën me një rrëndësi të veçantë edhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit kolektiv në zonën e Detit të Zi dhe në zonën e Mesdheut, ku një nga nyjet kyçe më të rrëndësishme të këtij aksi paraqitet edhe Shqipëria dhe sidomos portet e saja detare edhe atë porti detar i Durësit dhe porti detar i Vlorës.
Fakti se projekti i Korridorit 8 kalon nëpër territorin e shteteve të cilat të gjitha janë anëtare të NATO –s, e bën këtë korridor të rrëndësishëm edhe për lëvishmërinë ushtarake të NATO –s. Korridori 8 në të arrdhmen mundet të shërbejë edhe për lëvishmërinë energjetike dhe për forcimin e lidhjeve energjetike si dhe për stabilitetin e rrjeteve.
Përfshirja e Korridorit 8 në infrastrukturën kritike të NATO –s,e rrit peshën dhe rrëndësinë gjeostrategjike dhe gjeopolitike të shteteve nëpër të cilat kalon ky projekt dhe në veçanti të territoreve shqipatre. Korridori 8 tashmë paraqet një nyje shumë të rrëndësishme në arkitekturën e sigurisë euro-atlantike dhe kjo e rrit edhe peshën strategjike dhe gjeopolitike edhe të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse të dyja këto shtete nga moment i bërrjes së Korridorit 8 pjesë të infrastrukturës kritike të NATO –s, janë bërrë edhe ato shtete me rrëndësi shumë të madhe logjistike për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Të gjitha këto zhvillime e rrisin peshën dhe ndikimin diplomatik të Shkupit dhe të Tiranës dhe e forcojnë peshën dhe pozitën ndërkombëtare të këtyre dy kryeqyteteve në të gjitha proceset me rrëndësi rajonale dhe euro-atlantike.
Korridori 8 e rrit dhe fuqizon peshën dhe rrëndësinë strategjike dhe gjeopolitike edhe të porteve detare të Shqipërisë, duke i shëndruar portin detar të Durësit dhe portin detar të Vlorës në portet hyrëse strategjike në Detin Adriatik dhe në Detin Jon. Porti detar i Durësit dhe porti detar i Vlorës me ndërtimin e Korridorit 8 u rritet pesha dhe rrëndësia strategjike dhe gjeopolitike për lëvizjen e kapaciteteve ushtarake, të energjisë dhe të mallrave të NATO –s, duke u shëndruar kështu në porta me rrëndësi veçantë logjistike për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Dhe mbi të gjitha për shtetet nëpër tërritorin e të cilave kalon Korridori 8, ndërtimi i këtij korridori ka rrëndësi afatgjate për sigurinë, zhvillimin dhe stabilitetin e tyre në të arrdhmen.
Megjithatë Korridori 8 dhe me këtë edhe aksi gjeostrategjik lindje-perëndim dhe në përgjithësi interesat e aktorëve global gjeopolitik perëndimor mund të sfidohen në mënyrë shumë serioze nga ndërtimi i kanalit ujor Danub-Selanik. Ndërtimi i këtij kanali ujor do të zhvendoste vëmendjen nga Korridori 8 dhe aksi gjeostrategjik lindje-perëndim i cili fuqizon praninë dhe mbron interesat e perëndimit në Evropën Juglindore, tek aksi gjeostrategjik veri-jug me çka do të rritej ndikimi dhe do të forcoheshin interesat e aktorëve global gjeopolitik lindorë dhe kështu npërmjet këtij kanali ujor do të arrihej që të ndërtohej një Korridor ujor i cili nuk do të ishte nën ndikimin dhe kontrollin e perëndimit.
Historia e krijimit të kanaleve të reja ujore ka dëshmuar, se ndërtimi i një kanali ujorë më të shkurtër dhe më të lirë, ka krijuar trafik edhe aty ku asgjë nuk ka egzistuar më parë në të kaluarën madje ka arritu edhe të krijojë dhe të bëjë rritje shumë të madhe të trafikut.
Sipas qeverisë dhe institucioneve të tjera të Serbisë, projekti i kanalit ujor Danub-Selanik ka rrëndësi dhe peshë të veçantë dhe të shumnshme për Serbinë.Ndërtimi i kanalit ujorë Danub-Selanik synon në thelb transformimin e Gadishullit Ballkanik në një aks gjeostrategjik sllavo-grek, si dhe fuqizimin e e aksit gjeostrategjik Veri-Jug ku fokusi dhe vëmendja kryesore do të vendosej tek Serbia, çka do të çonte deri tek rritja e ndikimit dhe peshës ekonomike, politike, gjeopolitike dhe strategjike të Serbisë dhe nëpërmjet të saj edhe deri tek rritja e ndikimit të Rusisë.
Kanali ujor Danub-Selanik do të shkaktonte edhe zbehjen e pozicionit negociues të të kryeqendrave shqiptare edhe atë të Tiranës dhe të Prishtinës, sepse ai do të shkaktonte një asimetri të madhe gjeopolitike në rajonin e Evropës Juglindore dhe do ti mundësonte Serbisë që të fitojë një avantazh të jashtëzakonshëm gjeostrategjik dukë u bërrë një lloj “autostrade ujore” e cila do të mundësonte që të bëhet lidhja e Evropës Qendrore me Detin Egje për një kohë shumë më të shkurtër se koha e nevojshme që duhet për tu lidhur ky rajon me Egjeun dhe kjo lidhje do të bëhej me një kosto shumë më të ulët se sa kostoja aktuale.
Ndërtimi i kanalit ujor Danub-Selanik do të kishte pasoja edhe për Koridorin 8 dhe për portet Detare të Shqipërisë edhe atë për portin Detar të Dursit dhe për portin Detar të Vlorës, sepse ato do të humbin rrëndësinë strategjike të cilën e kanë për rajonin e Evropës Juglindore, sepse shtetet e këtij rajoni dhe më gjërë do të orientoheshin dhe do të përdornin kanalin ujor Danub-Selanik. Ky kanal do ta rriste së tepërmi vlerën e aksit gjeostrategjik Veri-Jug në Evropë por edhe më tej. Nëse kanali ujor Danub-Selanik do të arrihej që të ndërtohej ai do të ishte shumë i dëmshëm edhe për interesat gjeostrategjike të kombit shqiptar, sepse do të shkaktonte humbjen e rrëndësisë dhe peshës të cilën e ka Korridori 8 dhe për pasojë vëmendja dhe investimet ekonomike nga aksi gjeostrategjik lindje-perëndim në të cilin aks gjeostrategjik Shqipëria është nyje kryesore do të vendoseshim në aksin gjeostrategjik veri-jug dhe kjo do të kishte për pasojë lënjen nën hije të Korridorit 8 i cili e lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.
Rrealizimi në praktikë i projektit të Korridorit 8, mbart me vete edhe një numër të madh të rreziqeve të natyrave të ndryshme edhe për Luginën e Preshevës edhe atë rreziqet për Luginën e Preshevës nga ky projekt mund të jenë me karakter demografik, territorial dhe nga fusha e sigurisë.
Për shkak të pozitës së saj gjeografike, territori i Luginës së Preshevës ka një peshë dhe rrëndësi të veçantë gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kjo pozitë gjeografike e Luginës së Preshevës është me rrëndësi kyçe për ndërtimin e kanalit ujor Danub-Selanik
Meqenëse për realizimin në praktikë të projektit i cili parashikon ndërtimin e kanalit ujor Danub-Selanik duhet që të bëhen gërmime dhe ndryshime të mëdha terrioriale në zonën midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo konkretisht nënkupton që këto ndryshime dhe gërmime të bëhen në territorin e Luginës së Preshevës, atëherë e gjithë kjo bartë me vete edhe rrezikun që në Luginën e Preshevës popullsia shqiptare e cila jeton atje në trojet e veta autoktone të ballafaqohet me shpronësime masive, rritje dhe forcim të pranisë ushtarake serbe në territorin e Luginës së Preshëvës dhe në instancë të fundit projekti i kanalit ujor Danub-Selanik do të shkaktonte izolim të mëtejshëm gjeografik të Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës.
Ndërtimi i kanalit ujor Danub-Selanik e rrit dhe e fuqizon edhe ndikimin e fuqive rivale të Perëndimit dhe atë në mënyrë të veçantë ky projekt e fuqizon ndikimin dhe prezencën e Rusisë dhe Kinës në rajonin e Evropës Juglindore dhe më tej. Rritja dhe fuqizimi i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Evropës Juglindore nëpërmjet projektit të kanalit ujorë Danub-Selanik, krijon një brez joperëndimor në rajonin e Evropës Juglindore, brez ky i cili bie ndesh me orientimin e pastër euro-atlantik të kombit shqiptar dhe gjithashtu është kundër interesave gjeopolitike dhe strategjike sit ë kombit shqiptarë ashtu edhe të aktorëve krysorë ndërkombëtarë Perëndimor siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO.
Fuqizimi i peshës gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Serbisë nëpërmjet kanalit ujorë Danub-Selanik në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë i fuqizon dhe rrit edhe peshën dhe ndikimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Rusisë, si një mike dhe aleate e vjetër e Serbisë, e cila ka pasur dhe vazhdon që të ketë akoma edhe sot e kësaj dite ndikim shumë të madh në Serbi si në shtetin serb ashtu edhe tek kombi dhe shoqëria serbe.
Rusia nëpërmjet aleatit të vet të vjetër Serbisë, mundohet dhe ka qëllim që të krijojë një pozicion të ri dhe të fuqishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në rajonin e Evropës Juglindore dhe kanali ujor Danub-Selanik paraqet një mjet, instrument dhe mundësi të artë për të arritur këto synime gjeopolitike dhe gjeostrategjike të saj si dhe për të sfiduar interesat dhe projektet Perëndimore në rajonin e Evropës Juglindore.
E arritura më e madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Serbisë dhe nëpërmjet të saj edhe e Rusisë nëprmjet kanalit ujorë Danub-Selanik, është se Serbia dhe nëpërmjet të saj edhe Rusia do të arrinin që të vendosnin nën hije aksin gjeostrategjik Lindje-Perëndim si aks gjeopolitik dhe gjeostrategjik me peshë dhe rrëndësi të veçantë për Perëndimin dhe do të arrinin që të vendosin fokusin dhe interesin e të gjithë aktorëve gjeopolitik dhe të tregtisë në aksin gjeostrategjik Veri-Jug, aks ky me peshë dhe rrëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike për interesat e aktorëve gjeopolitik global nga lindja.
Për realizimin në praktikë të projektit i cili parasheh ndërtimin e kanalit ujor Danub-Selanik ka shprehur interesim edhe Kina. Ndërtimi i kanalit ujor Danub-Selanik është sidomos në interesin ekonomik të Kin;, sepse një corridor i tillë ujorë do ti mundësonte Kinës që të bëjë transportin e mallrave të saj drejt tregjeve të Bashkimit Evropian për një kohë më të shkurtër, me një çmim dukshëm më të lirë nga çmimi actual të cilin Kina duhet të paguaj për transportin e malrave të saj drejt Evropës dhe në mënyrë përfundimtare ky kanal ujor do të reduktonte në mënyë të dukshme edhe kohën e nevojshme për transportin e mallrave ndërmjet Kinës dhe tregjeve evropiane.
Ndërtimi i kanalait ujor Danub-Selanik më support dhe ndikim të Kinës do të kishte pasoja dhe impact jo vetëm gjeoekonomik, por edhe gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Krijimi i një korridori të tillë ujor me ndikim të shtuar të Kinës dhe të aktorëve të tjerë gjeopolitik lindorë do të kishte edhe pasoja të mëdha gjeopolitike sepse kjo do të krijonte një korridor me rrëndësi dhe peshë të madhe gjeoekonomike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike i cili nuk do të ishte nën ndikimin dhe kontrollin e aktorëve global gjeopolitik perëndimor siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO dhe të tjerë aktorë global gjeopolitik perëndimor.
