Pas këtyre zgjedhjeve, sipas Ali Ahmetit, Bajram Rexhepi do të jetë kryetar dhe do të qeverisë në interes të çdo qytetari, me përgjegjësi, me dinjitet dhe me vizion për Tetovën që e duam të gjithë.
Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim, tha ai.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të dielen në mbrëmje në Xhepçishti, ka deklaruar se 19 tetori është dita kur populli do të flaës me votë dhe me dinjitet.
Ai ka thënë se ndryshimi në Tetovë do të ndodhë.
“Xhepçishti foli qartë!
Çdo fshat, çdo qytet po bashkohet në këtë rrugëtim kombëtar. Sonte në Tetovë, me Arben Taravarin dhe me qytetarët e Xhepçishtes, u dëshmua se bashkimi është i pathyeshëm dhe ndryshimi është i pashmangshëm”, nënvizoi ai.
Gjatë fjalimit të tij, Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Ata që votuan për ndryshim, nuk janë fajtorë. Ata votuan me shpresën se do të ndodhte një ndryshim i vërtetë. Por, ndryshimi nuk ndodhi. Ne kemi për detyrë t’u shpjegojmë qytetarëve pse ndodhi kjo dhe ku na çoi kjo rrugë,” – u shpreh Ahmeti.
Ai paralajmëroi se në rrezik është vetë Marrëveshja e Ohrit, si dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shtuar:
“Kjo është koha që shqiptarët të orientohen drejt votës kombëtare, drejt frymës kombëtare. Marrëveshja e Ohrit ka 72 faqe që duhet të zbatohen. Sot, ato trajtohen si një leckë – pa respekt dhe pa përfaqësim të drejtë,” – përfundoi ai.
Pas këtyre zgjedhjeve, sipas Ahmetit, Bajram Rexhepi do të jetë kryetar dhe do të qeverisë në interes të çdo qytetari, me përgjegjësi, me dinjitet dhe me vizion për Tetovën që e duam të gjithë.
Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim, tha ai./GazetaFAKTI
