• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Ahmeti: Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin mbrapa

EA
Tetor04/ 2025

Gjatë tubimit në Studeniçan, Ahmeti theksoi se shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin mbrapa dhe nuk do të heshtin ndaj padrejtësive, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndëretnik, por mbi baza të barazisë dhe respektit të ndërsjellë

Nga Studeniçani, Ali Ahmeti ngriti alarmin për veprimet e qeverisë aktuale, e cila, sipas tij, ka ndërmarrë hapa për të abroguar ligjin për gjuhën shqipe, ka hequr balancuesin, dhe ka shuar mekanizmat e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, njofton TS.

“Të heqësh gjuhën shqipe nga institucionet është të heqësh themelin e bashkëjetesës. Marrëveshja e Ohrit nuk është kompromis politik, është kontratë shtetformuese mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kush e prek atë, prek themelet e shtetit”, paralajmëroi ai.

Gjatë tubimit në Studeniçan, Ahmeti theksoi se shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin mbrapa dhe nuk do të heshtin ndaj padrejtësive, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndëretnik, por mbi baza të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, njofton TS.

“Ne nuk duam ndasi, por bashkëjetesë të ndershme. Politikanët e rinj duhet të lexojnë historinë, ajo ka qenë e dhimbshme për të gjithë. Ne duam të ndërtojmë një të ardhme me respekt dhe dinjitet për çdo qytetar” ,u shpreh Ahmeti para përkrahësve.

“Ne nuk duam ndasi, por bashkëjetesë të ndershme. Politikanët e rinj duhet të lexojnë historinë, ajo ka qenë e dhimbshme për të gjithë. Ne duam të ndërtojmë një të ardhme me respekt dhe dinjitet për çdo qytetar” ,u shpreh Ahmeti para përkrahësve. Prandaj, sipas tij, referendumi i 19 tetorit është më shumë se një votim, është një mision kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit shqiptar.
“Nuk është një votë e thjeshtë, është një votë në mbrojtje të krenarisë dhe kundër nëpërkëmbjes që u është bërë shqiptarëve në 12-13 muajt e fundit nga kjo qeverisje”,  u shpreh Ahmeti.

Spread the love