• E premte, 24 Prill, 2026

Aksion policor në Shkup, po kryhen kontrolle për fajde dhe pastrim parash

EA
Tetor22/ 2025

Një aksion i koordinuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po kryhet sot në Shkup nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Aksioni përfshin bastisje në disa lokacione dhe është i drejtuar ndaj personave të dyshuar për krime të rënda, përfshirë fajdenë dhe pastrim parash.

Prokuroria informon se ekziston dyshim i arsyeshëm për aktivitete të inkriminuara, dhe më shumë informacion do të publikohet pas përfundimit të aktiviteteve operative.

“Nën udhëheqjen e një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, njësitë e MPB po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për të dyshuar për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të Fajdesë dhe Pastrimit të Parave. Më shumë detaje do të ndahen me publikun pasi të përfundojë aksioni”, thotë Prokuroria.

Spread the love