Aktorja Teuta Ajdini-Jegeni, dirigjentja e korit prof. Letka Dimovska-Polizova dhe producenti dhe promovuesi i artit mqedonas Ivo Jankoski janë fituesit e çmimit shtetëror “11 Tetori” për njohjen më të lartë për vepër jetësore në vitin 2025 në fushën e shkencës, artit.
Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” shpalli vendimin për ndarjen e njohjes më të lartë për vepër jetësore në vitin 2025 në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik.
Në fushën e shkencës dhe arsimit, çmimi shtetëror i jepet Prof. Dr. Konstantin Dimitrov, inxhinier mekanik, dhe akademikut Gligor Jovanovski, kimist.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 11 tetor të vitit 2025 në orën 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Këshilli për ndarjen e çmimit.
Teuta Ajdini -Jegeni lindi në Shkup ku e kreu edhe arsimin fillore dhe të mesëm.
Ajo është aktore, e njohur për filmat “Burri i Tokës” (1984), “Dalja e Fundit” dhe “”Vera ëndërron për detin”” (2021).
Studimet për aktrim i kreu në Fakultetin e Artit Dramatik (1986) dhe është aktorja e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut e diplomuar në këtë fushë. Në periudhën 1986-1988 ishte pjesë e ansamblit të Teatrit të Kombësive në Shkup (Drama Shqipe), ndërsa në vitet 1988-1993 punoi në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë. Më vonë ishte pjesë e pandarë e Teatrit Shqiptar në Shkup, ku realizoi një galeri rolesh dhe karakteresh, që shënuan një standard të ri në artin e aktrimit në skenat tona, ndër të cilat janë: “Shi në Uertomonto”, “Sauna, “Varreza e automobilave”, “Zhvarrimi i Pjetër Bogdaniť”, “Mbreti Lir”, “Antigona”, “Kishte dy pistoleta me sy të bardhë”, “Eshtrat që vijnë vonë”, “Edipi mbret”, Vdekja dhe virgjëresha”, “Shi në plazh”, “”Gjenerali i ushtrisë së vdekur “Shtëpi në erë”, “Makbethi” etj. Luajti rolin e nuses nẽ filmin “Njeriu prej dheu të Agim Sopit, si dhe në disa filma dhe drama televizive (“Migjeni”, “Babai”, “Librat e babait”), si dhe në serialin televiziv “Mëhalla jonë”. Ajo është nderua me shumë çmime në festivale të ndryshme ne Maqedoni dhe në Kosově: Çmimi per realizim më të mirë artistik në Festivalin e Teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” (1988), çmimi për aktoren më të mirë në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Dibër (2004), çmimi për aktoren më të mirë në Festivalin “Talia e Plakës” në Gjilan (2013) dhe çmimi për aktoren më të mirë në rol dytěsor në Festivalin Teatror të Ferizajt (2014). Në vitet 1999-2002 punoi si asistente në katedrën e aktrimit me mësim në gjuhën shqipe në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup.
Ajo realizoi rolin kryesor në filmin ‘‘Vera andrron detin’’ (2021) , film i cili është shfaqur me sukses tanimë në 20 festivale në mbarë botën në konkurencë zyrtare dhe ka fituar 8 shpërblime të rëndësishme, nga të cilat edhe çmimin “Filmi më i mirë” në festivalin prestigjioz të Tokios dhe dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Venedikut.
Ajo është aktore,e njohur edhe për filmat “Burri i Tokës” (1984) dhe “Dalja e Fundit”./ GazetaFAKTI



