• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Autostrada që lëshon muzikë në Emiratet e Bashkuara

EA
Korrik18/ 2025

Nuk ke radio në makinë? Asnjë problem. Një austostradë në Emiratet e Bashkuara ka instaluar një ‘kolonë zanore’ 750 metra të gjatë në rrugë që luan ‘Odën e Gëzimit’ të Bethovenit kur rrotat e makinave kalojnë sipër saj.

‘Rrugë muzikore’ të ngjashme janë ngritur tashmë në vende si SHBA-ja, Japonia dhe Hungaria. Por ky në Fujairah, një emirat rreth 120 kilometra larg Dubait, është i pari në botën arabe, tha për Reuters Ali Obaid Al Hefaiti, drejtor i akademisë lokale të artit.

Soundbar-i funksionon sipas parimit të brazdave dhe kreshtave të gdhendura në rrugë. Kur gomat i godasin me një shpejtësi prej afërsisht 100 kilometrash në orë, dridhjet prodhojnë një melodi që mund të dëgjohet brenda automjetit. “Oda e Gëzimit” nga Ludwig van Beethoven ishte një zgjedhje e natyrshme si një nga kompozimet më të famshme, tha Al Hefaiti, raporton Hina.

Mohamad Al Matrushi, një omani që udhëtonte në autostradë, tha se muzika e relaksoi pas një udhëtimi të gjatë. Muzika të vendos në një humor të ndryshëm, veçanërisht sepse është Bethoveni,’ shtoi ai./Gazeta FAKTI

Spread the love