Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish në ambientet e jashtme të Parlamentit në Prishtinë, kundër krizës politike të krijuar në vend.
Pak momente përpara nisjes se seancës së 50 të kësaj të hëne për konstituimin, ai qethi flokët i ulur në një karrige.
Rreth 3 javë më parë ai hyri në oborrin e Kuvendit me 4 gomerë, që simbolizonin sipas tij deputetët dhe klasën politike në Kosovë.
“Pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim ekonomik e social, e as shtet,” u shpreh Koci.
“Po na rrezikohet shtetësia”, u tha gazetarëve të pranishëm avokati duke iu referuar krizës politike të thelluar.
