• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Bastiset nga policia Agjencia e Kadastrit dhe ajo e Arkivave Shtetërore

EA
Korrik16/ 2025

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se aksioni është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se bastisjet u kryen mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Autoritetet paralajmëruan se detaje të mëtejshme mund të bëhen publike pas përfundimit të aksionit dhe në koordinim me organet e drejtësisë.

Ndërkohë, Kallxo.com raporton se bastisjet po bëhen nën dyshimet për përfshirje në vepra penale të disa zyrtarëve me rastin e ndërrimit të pronave të komunës së Prishtinës me disa kodra në komunën e Prizrenit. Kjo media raporton se për këtë rast ishin arrestuar disa persona./REL

Spread the love