• E premte, 23 Janar, 2026

BDI shpalosi disa kandidatura për zgjedhjet lokale

EA
Gusht05/ 2025

Kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari, do të hyjë përsëri në garë për një mandat të ri në zgjedhjet lokale. Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot shpalli grupin e parë të kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve në listën e këshilltarëve.

Nënkryetari i partisë, Arbër Ademi, theksoi se kjo është vetëm paketa e parë dhe njoftoi se në ditët në vijim do të shpallen kandidatët e tjerë, përfshirë atë për Qytetin e Shkupit.

“Për kryetar të komunës së Kërçovës, kandidat do të jetë Fatmir Dehari. Në komunën e Likovës, kandidat do të jetë Erkan Arifi. Në komunën e Çashkës, kandidat është Suad Shakiri. Në komunën e Studeniçanit, kandidat do të jetë Ejup Abazi. Po ashtu, Kryesia Qendrore vendosi unanimisht të mbështesë kandidaturën e pavarur për kryetar të komunës së Bërvenicës – z. Enver Pajaziti.”

Pritet që BDI në periudhën e ardhshme të finalizojë kandidaturat për komunat e mbetura, me fokus të veçantë në Shkup, ku interesi për postin e kryetarit të bashkisë është veçanërisht i lartë.

Spread the love