• E diel, 18 Janar, 2026

BE shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksione kundër Izraelit, por Gjermania dhe Italia hezitojnë

EA
Korrik30/ 2025

Gjermania dhe disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian po vonojnë një propozim për të sanksionuar Izraelin për rolin e tij në përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës, thanë diplomatët për agjensinë gjermane të lajmeve DPA.

Gjatë bisedimeve midis përfaqësuesve të përhershëm të bllokut në Bruksel nuk u arrit asnjë marrëveshje për të filluar një proces formal vendimmarrjeje, pasi disa vende kërkuan më shumë kohë për të vlerësuar dhe analizuar situatën në terren, sipas diplomatëve.

Disa delegacione kanë shprehur shqetësim se sanksionet mund të rrezikojnë dialogun thelbësor me autoritetet izraelite. Sipas rregullave të BE-së, të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së duhet të mbështesin një propozim që ai të ecë përpara.

Gjermania dhe Italia shihen si aktorë kyç. Anëtarë të tjerë të mëdhenj të BE-së, si dhe një numër i vogël, kanë sinjalizuar hapje ndaj idesë së sanksioneve.

Diplomatët thanë se shumë delegacione shprehën mbështetje për propozimin e sanksioneve si një mënyrë për të rritur presionin mbi autoritetet izraelite dhe për të përmirësuar situatën në Gaza.

Komisioni Evropian të hënën rekomandoi një pezullim të pjesshëm të pjesëmarrjes së Izraelit në programin e financimit të kërkimit Horizon Europe, duke përmendur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të ligjit humanitar në Gaza. Propozimi tregon për mijëra vdekje civile dhe një rritje të kequshqyerjes së rëndë, veçanërisht midis fëmijëve.

Një grup pune i Këshillit të BE-së do të shqyrtojë tani aspektet teknike të propozimit të sanksioneve. Diplomatët kanë paralajmëruar se procesi mund të përballet edhe me vonesa ligjore, pasi disa shtete anëtare vënë në dyshim nëse masat mund të miratohen me votim me shumicë të kualifikuar.

Spread the love