• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Bora e parë zbardhi Zvicrën

EA
Shtator27/ 2025
Një lexues i gazetës 20 Minuten dërgoi një fotografi nga kasollja Vermigel, në 2,042 metra lartësi, ku tavolinat dhe shatërvanët ishin mbuluar plotësisht nga bora. “Zemra ime u gëzua nga shkëlqimi i bardhë!” shkruan ai, duke shtuar se kishte parashikuar një shtresë prej 20 deri në 30 cm bore.

Metereologët për të premten kishi parashikuar që bora mund të binte në lartësi midis 1,600 dhe 2,000 metrave mbi nivelin e detit. Por imazhet e kamerave tregojnë se bora ka arritur edhe më poshtë, siç ndodhi në fshatin Andermatt Reuss, i cili shtrihet në një lartësi prej 1,463 metrash. Kamerat tregojnë se fshati është gjithashtu i mbuluar me borë, shkruan 20 min. ch./ GazetaFAKTI


Spread the love