Ndikimi i projektit bota serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut: sfidat dhe pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut të cilat i shkakton ndikimi i botës serbe
Nga PhD candidat: Gzim Rushiti
Opinioni publik në përgjithësi dhe eksponentët politikë në veçanti në Republikën e Maqedonisë së Veriut tani më ka një kohë më të gjatë që shqetësohen dhe debatojnë për prezencën dhe rritjen e ndikimit të të ashtuquajturës “bota serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për rritjen e ndikimit të “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe promovimin e saj nga disa zyrtarë qeveritarë të Maqedonisë së Veriut, shqetësimin e tij e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian në Raportin e Parlamentit Evropian lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas Raportit të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut “bota serbe” është identike me “botën ruse” dhe se projekti i ashtuquajtur “bota serbe” i frymëzon ndjenjat kundër vlerave evropiane dhe kundër Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Duke u bazuar edhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut sot për këtë shtet paraqet shqetësim shumë serioz fakti se disa përfaqësues të Qevrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e kanë mbrojtur dhe janë angazhuar për të promovuar konceptin “bota serbe”.
Rëpublika e Maqedonisë së Veriut për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe për shkak të numrit të konsiderueshëm të popujve dhe kulturave të ndryshme të cilat bashkëjetojnë në territorin e saj në vazhdimësi në të kaluarën ka qenë dhe vazhdon edhe në të tashmen që të jetë objektiv i ndikimit të uaj malinjë.
Një rol dhe ndikim të konsideruëshëm malinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut ushtrohet edhe përmes tabloideve dhe mediave në gjuhën serbe, të cilët e promovojnë narrativën e Kremlinit dhe qëllim të tyrin kryesorë e kanë të shkatërojnë strukturën shoqërore të Maqedonisë së Veriut dhe të përdorin ndjenjat anti BE të cilat mund të hasen në vend, me qëllim që të arrijnë të realizojnë synimin e tyre përfundimtarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ai është largimi i këtij shteti nga synimi i tij për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe afrimi i alternativave të tjera për këtë shtet të ndryshme nga ai i anëtarësimit në BE.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” është cilësuar si një projekt i cili mund të përbëjë kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi në të arrdhmen nga liderët e shumë shteteve të Evropës Juglindore. Dhe pikërisht serioziteti dhe ndjeshmëria e problemeve që përmban në vete “doktrina e botës serbe” ka bërë që disa liderë të shteteve të Evropës Juglindore ti drejtohen me kërkesë edhe Bashkimit Evropian, që ti trajtojë dhe të ju kushtojë kujdes dhe vëmendje të shtuar aktiviteteve të Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrina e botës serbe”.
Projekti “bota serbe” në thelbin e tij në të vërtetë paraqet një version të zvogëluar të projektit “Serbia e Madhe” të Sllobodan Millosheviçit, por paraqet edhe një projekt homolog të konceptit “Bota Ruse” të promovuar nga Vladimir Putin, i cili dikur ka deklaruar se Rusia nuk ka kufij. Prandaj ky projekt i quajtur “bota serbe” paraqet instrument, rrugë dhe mënyrë të Serbisë dhe nëpërmjet të saj edhe të Rusisë për të shtrirë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti. Rritja e ndikimit të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti, paraqet rrezik dhe kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e këtij rajoni dhe gjithashtu paraqet sfidë, kërcënim dhe stagnim për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Projekti “bota serbe” paraqet një instrument të rrëndësishëm nëpërmjet të cilit Rusia, në bashkëpunim me elitën politike të Serbisë, tenton të kthejë ndikimin në rajonin e Ballkanit dhe synim kryesor dhe të vetëmm të cilin tentojnë që ta arrijnë përmes këtij projekti është destabilizimi i rajonit të Ballkanit.
Si instrumente për realizimin e projektit “bota serbe” në masë më të made përdoren intrumentet e pushtetit të butë si mediat, arsimi institucionet kulturore dhe lidhjet shpirtërore me komunitetet serbe në rajonin e Ballkanit.
Por gjithashu për realizimin e projektit “bota serbe” Serbia mbështetet edhe në shfrytëzimin dhe përdorimin e liderëve politikë, grupeve paramilitare dhe të Kishës Ortodokse Serbe.
Rritja e ndikimit të “botës serbe” dhe nëpërmjet të saj e “botës ruse” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në këtë shtet krijon shumë sfida, pengesa dhe kërcënime. Shtrirja e ndikimit të “botës serbe” dhe nëprmjet saj edhe e “botës ruse” në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet rrezik dhe i kthen prapa shumë procese politike dhe shoqërore të cilat kanë arritur që të avancohen në këëtë shtet.
Shtrirja dhe rritja e ndikimit të “botës serbe” dhe të “botës ruse” në Republikën e Maqedonisë së Veriut në rradhë të parë krijon shumë sfida, pengesa dhe problem për procesin e integrimit evropian të këtij shteti. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë me seriozitet dhe përkushtim të madh dhe nuk duhet të egzistojë për atë asnjë alternativë tjetër përveç anëtatësimit të saj në BE, sepse defokusimi i saj nga qëllimi për tu bërë anëtare e BE –së, nënkupton për atë kthim prapa, regres dhe humbje e mundësive dhe perspektivave për zhvillim të cilat i afron asaj dhe qytetarëve tës saj anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
