• E diel, 15 Mars, 2026

Bujar Osmani shpalosi konceptin”Çairi 48″

EA
Gusht17/ 2025

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot (17 gusht) artikuloi para ndërtesës së komunës ndoshta vërejtjen më të zakonshme që çdo qytetar e dëgjon viteve të fundit : Joefikasitetin dhe moskryerjen e shërbimeve komunale.

Me këtë rast, Osamni ka publikuar në Facebook edhe idetë e këtij artkulimi:

“Qytetarët e Çairit kanë një fjali që e dëgjoj me vite: asgjë nuk punohet. Sot e them qartë: pas 19 tetorit kjo do të mbetet e kaluar. Kjo ndërtesë duhet të bëhet fabrikë për zgjidhje, jo magazinë për arsyetime. Ditën e parë si kryetar komune, do të vendos një tabelë publike të punës ku të gjithë do ta shohin planin, detyrat dhe afatet. Do të vendosim afate për çdo shërbim dhe konceptin ‘Çair 48’. Kjo do të thotë që çdo qytetar, pas paraqitjes së një problemi, do të marrë përgjigje ose zgjidhje brenda 48 orëve. Është koha që puna të shihet, jo të arsyetohet.

Prandaj, ditën e parë pas zgjedhjeve:

• Në 07:30 do të kemi brifing të mëngjesit me shërbimet dhe plan pune të shpallur publikisht për ditën;

• Para hyrjes vendosim tabelën e punës me qëllime javore dhe status: çfarë ka filluar, çfarë ka përfunduar, çfarë vonohet dhe pse;

• Fillohet ‘Çair 48’: çdo ankesë për gropë, ndriçim, mbeturina apo pikë të pasigurt merr zgjidhje/përgjigje brenda 48 orëve;

• Hapet dita e hapur e kryetarit çdo të martë, pa takim paraprak;

• Aktivizohet ekipi i shpejtë komunal për riparime dhe pastrime urgjente;

• Vendoset kalendar publik çdo takim, kontroll në terren dhe vendim i imi do të jetë i dukshëm”, ka shkruar Osmani./GazetaFAKTI

Spread the love