• E diel, 18 Janar, 2026

Bullgaria pajiset me Sistemit Bregdetar të Mbrojtjes Kundër Raketave (NOMADS)

EA
Korrik22/ 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të Sistemit Bregdetar të Mbrojtjes Kundër Raketave (NOMADS) dhe pajisjeve përkatëse Bullgarisë, me vlerë afërsisht 620 milionë dollarë (rreth 530 milionë euro), njoftoi Pentagoni.

Sistemi i mbrojtjes ajrore do të sigurohet nga Kongsberg Defense, një furnizues kryesor norvegjez i sistemeve të mbrojtjes dhe në pronësi të qeverisë norvegjeze, thuhet në një deklaratë të Pentagonit, e publikuar nga Reuters

NOMADS është një sistem i lëvizshëm i mbrojtjes ajrore për vendosje më afër dhe në vijën e frontit, dhe përdoret për t’u mbrojtur nga dronë dhe raketa lundrimi.

Sistemi i raketave të mbrojtjes ajrore NOMADS përbëhet nga një modul mbrojtjeje ajrore me rreze të shkurtër veprimi i montuar në një automjet të mekanizuar të blinduar ACSV G5 me lëvizshmëri të lartë jashtë rrugës.

Ky modul integron funksionet dhe aplikacionet kryesore të komandës dhe kontrollit nga sistemi i raketave të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme veprimi NASAMS dhe përfshin një raketë me një kërkues pasiv IR të tipit Sidewinder ose IRIS-T SLS dhe një radar AESA të tipit Xenta-M.

Përveç kësaj, është i pajisur me një kamerë ditë-natë dhe termike dhe një telemetër lazer. Mund të pajiset gjithashtu opsionalisht me një bllokues drejtimi me frekuencë radioje.

Spread the love