• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Dehari detyrohet ta ndërprejë seancën pas “përplasjes” me Musliun

EA
Korrik23/ 2025

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

Kjo, pasi që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur me të dhe ka kërkuar që t’i jepet fjala, duke shkuar tek ulësja e Deharit.

Dehari ka konstatuar se s’ka kushte për mbarëvajtjen e saj, për çka është ndërprerë dhe s’është hedhur në votim fare çështja e kryeparlamentarit.

“I bëj lutje zotrit Dehari, nëse të ka mbetur vetëm pak moral dhe integritet njerëzor të lutem përmbaju. Të lutem mos e ndal…”, ka thënë ndër të tjera Musliu.

Seanca e radhës do të mbahet pasnesër (25 korrik), nga ora 11:00.

Spread the love