• E diel, 18 Janar, 2026

Dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EA
Korrik17/ 2025

Sërish nuk është gjendur konsensusi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Subjektet politike nuk ofruan propozim, duke sjellë kështu një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51 votuan pro, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 48 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

/rtsh.al/

Spread the love