Dokumentet përgatitore për pjesëmarrësit në samitin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin u gjetën në një printer hoteli në Anchorage.
Rrjeti radiofonik NPR raportoi se tetë faqe u zbuluan të premten në mëngjes në një printer në hotelin Captain Cook, i cili ndodhet rreth 20 minuta me makinë nga Baza Ushtarake Elmendorf-Richardson.
Dokumentet, të cilat u bënë publike përfshijnë një orar të detajuar me dhoma specifike takimesh, kontakte të Departamentit të Shtetit me numra telefoni, menunë për vaktin e planifikuar dhe përshkrime e foto të pjesëmarrësve.
Vakti përfshinte sallatë jeshile, fileto dhe merluc, me një ëmbëlsirë me krem brulee.
Gjithashtu në dokumente kishte udhëzues për shqiptimin e emrave rusë, përfshirë “PUO-tihn” për presidentin rus.
Ekspertët e sigurisë kanë shprehur kritika nga gjetjae këtyre dokumenteve në printer.
Ata janë shprehur se kjo tregon pakujdesinë dhe paaftësinë e qeverisë.
