• E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Dronë të dyshuar serbë mbi qiellin e Kosovës

EA
Shtator25/ 2025

Serbia po vazhdon provokimet ndaj shtetit të Kosovës.Alarmi është ngritur ditë më parë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë.

E Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se tash e dy ditë, dronët që dyshohet se janë nga Serbia, kanë vëzhguar pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në pjesën veriore të vendit.

Këtë aktivitet të kundërligjshëm e kanë vërejtur Policia e Kosovës të cilët më pas kanë njoftuar pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tëvë1 i ka parë edhe pamjet e këtyre dronëve, të cilët janë vërejtur natën e së mërkurës, mbi hapësirën ajrore në pikën kufitare të Jarinjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmon se këto informacione i kanë ndarë me KFOR-in amerikan, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Spread the love