• E martë, 20 Janar, 2026

E ardhmja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit në sytë e Bujar Osmanit dhe Izet Mexhitit

EA
Gusht22/ 2025

Dy kandidatët rival të Komunës së Çairit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, e kanë filluar fushatën zgjedhore para se ajo të shpallet zyrtarisht e hapur. Por kjo nuk i ka penguar ata që të shpalosin pjesë nga programi zgjedhor, duke ofruar zgjidhje konktrete për çështje konkrete. Tash së fundi ata kanë dalur me disa ide dhe vizione se si do të dukej Çarshia e Vjetër e Shkupit në sytë e tyre, nëse ndonjëri prej tyre zgjidhet kryetar i Çairit.

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, paraqiti propozim-masat e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e zejtarisë si një shtyllë e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit para mjeshtrave dhe zejtarëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“Çarshia e vjetër është shpirti i Shkupit, një monument i gjallë i historisë, kulturës dhe traditës. Por e ardhmja e saj varet nga njerëzit që e mbajnë gjallë këtë traditë. Qëllimi ynë është të kthejmë frymën historike dhe imazhin autentik, të parandalojmë zhdukjen e zejeve dhe të krijojmë kushtet që ato të vazhdojnë të jetojnë”, tha Osmani.

Osmani: Do ta rikthejmër Çarshinë aty ku i takon – në zemër të Shkupit

Në kuadër të këtij vizioni, ky njoftim përfshin një sërë masash që do ta ringjallin Çarshinë dhe do t’i japin asaj energji të re:

– Programi “Mjeshtër dhe student”: subvencione për mjeshtrat që do të trajnojnë të rinjtë; bursa për praktikantët dhe njohje për çdo mjeshtër që transmeton njohuri.

  • Fond grantesh për zejtarët: fonde për vegla, lëndë të para, pajisje dhe riparime, si dhe subvencione për shërbimet dhe qiranë e dyqaneve në zonën historike. – “Përjetoni pazarin”, ditët e artizanatit: ngjarje mujore me punëtori të hapura, zanate interaktive dhe një përvojë autentike për vizitorët.
  • Promovim dixhital dhe turistik: platformë online me etiketën “Made in Çarshia”, si dhe mbështetje për shfaqje në panaire, ekspozita dhe programe turistike.
  • Integrim urban: përfshirja e motiveve tradicionale në hapësirat publike dhe rindërtimi, që Çarshia të jetë më e dukshme në jetën moderne të qytetit.

“Komuna do të qëndrojë në mbështetje të artizanëve dhe çdo të riu që dëshiron të mësojë një zanat, sepse ju po e mbroni këtë trashëgimi. Turistët nuk vijnë këtu për ushqim të shpejtë, ata vijnë këtu për karakterin historik që e bën Çarshinë unike”, thotë Osmani.

Ai shtoi se Çarshia e Vjetër do të gjallërohet para publikut: “Vizitorët do të jenë në gjendje të hyjnë në punëtori, për të parë se si prodhohen bakri, këpucët, gdhendjet ose pëlhura. Ata do të marrin pjesë, do të blejnë, do të mësojnë. Ne do të krijojmë një përvojë të vërtetë të punës së artizanëve. Kjo do të jetë një ofertë turistike numër një.”

Me këtë program, Osmani njoftoi përkishtimin e tij për ta rikthyer Çarshinë aty ku i takon – në zemër të Shkupit dhe në hartë si marka më e madhe kulturore, ekonomike dhe turistike në rajon.

Mexhiti: Çarshia e Vjetër do të bëhet një qendër e vërtetë kulturore dhe ekonomike e Shkupit


Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, drejtorët e Entit përe Konzervim Muzeut të Maqedonisë, si dhe përfaqësues të sindikatës, prezantuan një projekt të rëndësishëm që përfaqëson një hap të madh për ringjalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“Po fillojmë me pastrimin dhe rregullimin e parkingut nëntokësor të Muzeut të Maqedonisë me kapacitet për 60 automjete dhe hapësirën e jashtme për 60 të tjera. Shumë shpejt, ky parking do të jetë funksional dhe do t’u shërbejë vizitorëve, sindikalistëve dhe punonjësve të institucioneve këtu. Kjo është vetëm pika e parë e një vizioni të madh për transformimin e Çarshisë”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti theksoi se projekti për Çarshinë nuk përfundon vetëm me hapjen e parkingut në muze, por ka edhe masa të tjera konkrete, siç është instalimi i kontejnerëve nëntokësorë për një menaxhim më efikas të mbeturinave, rindërtimi i plotë i kalldrëmit në rrugët e Samarxhinjve, Kovaçëve, Petar Mihov, e Saraçëve dhe pjesërisht rruga e Papuçegjinve, si dhe instalimi i kabllove nëntokësore së bashku me zëvendësimin e rrjetit të dëmtuar në tuba.

“Çarshia e vjetër do të jetë më e arritshme, më e pastër dhe më tërheqëse për turistët, qytetarët dhe biznesmenët. Do të bëhet një qendër e gjallë kulturore, ekonomike dhe turistike, ku historia do të respektohet, por do të bashkëjetojë edhe me modernitetin. Ky ishte dhe mbetet vizioni im për Çairin”, tha Mexhiti.

Ditë më parë Mexhiti, gjithashtu ka publikuar pjesën e katërt të “Masterplanit për Çairin”, i cili po realizohet në bashkëpunim me arkitektin nga Stambolli, Bajram Vardar, me rrënjë nga Shkupi, duke qenë Çarshia e Vjetër e Shkupit në qendër të vëlmendjes.
“Ekonomia kryesore e Çairit është Çarshia e Vjetër, Çarshia më e madhe në Ballkan! 700 dyqane, shumë më e madhe se çarshia e Sarajevës dhe kur kam ardhur në vitin 2005 ajo ka qenë e frikshme që pas orës 17:00 të kalosh aty. Sot edhe në 12 të natë të shkosh, çarshia e Shkupit vlon, vlon nga turistët, vlon nga qytetarët tanë, vlon me shërbime, me biznese, ku minimumi 700 familje, por nuk janë 700 sepse me një dyqan ka staf, ka kallfa, ka qirak, ka partner, ka aksionar, d.m.th mbi 1 mijë familje, kryesisht të Çairit, të Shkupit aty e kanë ekzistencën, pra e kemi bërë një të mirë. Pra sot nëse ia rregullojmë edhe parkingun, ajo do të dyfishojë punën e Çarshisë së Vjetër, sepse problemi kryesor është: Dua të shkoj në Çarshi por nuk di ku të parkohem!”, kaq thënë Mexhiti./ GazetaFAKTI

Spread the love