• E hënë, 20 Korrik, 2026

E pazakontë në zgjedhjet lokale në Kosovë, kandidati ndërroi jetë disa muaj më parë, merr 52 vota!

EA
Tetor13/ 2025

Perkaj ka ndërruar jetë disa muaj më parë pasi u përfshi në një aksident, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Qytetarët e komunës së Gjakovës kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj ka ndërruar jetë disa muaj më parë pasi u përfshi në një aksident, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

Spread the love