Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se këtë javë mund të zhvillojë biseda telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Presidentin amerikan, Donald Trump, me qëllim që të shqyrtojë mundësinë e organizimit të një takimi udhëheqësish në Stamboll për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.
“Me bisedat telefonike me Putinin dhe Trumpin këtë javë, do të shohim nëse mund t’i mbledhim ata së bashku në Stamboll, ky nuk është qëllimi”, u tha Erdogan gazetarëve pasi delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan në Stamboll.
Raundi i tretë i bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në Stamboll u zhvillua të mërkurën dhe zgjati rreth 40 minuta.
Raundi i parë i negociatave, i mbajtur më 16 maj, përfundoi me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve sipas formulës “1,000 për 1,000”, si dhe me marrëveshjen që palët premtuan të përgatisin memorandume për kapërcimin e krizës, kujton “RT Balkan”.
Në takimin e dytë, më 2 qershor, palët shkëmbyen drafte memorandumesh për një zgjidhje paqësore, si dhe një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve të luftës të plagosur rëndë dhe trupave të të vdekurve.
