• E diel, 18 Janar, 2026

Gjermania nuk e përballon më shtetin social

EA
Gusht27/ 2025

Gjermania po hyn në një debat të ashpër mbi të ardhmen e shtetit social. Kancelari Merz kërkon reforma, por rruga është e vështirë: kostot rriten, shoqëria plaket, dhe partnerët politikë janë të ndarë.

Gjermania ndodhet në një pikë kritike: kostot e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor po shpërthejnë, sistemi shëndetësor po rrezikon kolapsin, ndërsa shpenzimet për ndihmën sociale (Bürgergeld) janë jashtë kontrollit. Kancelari Friedrich Merz ka ngritur alarmin:

“Shteti social, ashtu siç e kemi sot, nuk është më i përballueshëm ekonomikisht.”

Megjithatë, Merz nuk ka treguar ende se si do ta përballojë këtë krizë, veçanërisht përballë rezistencës së partnerit të koalicionit, SPD.

Kujdesi për të moshuarit

Shoqëria gjermane po plaket me shpejtësi. Profesori i ekonomisë Bernd Raffelhüschen (67) sugjeron reforma të reja në ndihmën asistencën sociale:

“Duhet që fillimisht gjysmë viti apo një vit të paguhet nga vetë qytetarët.”

Kontributi personal në shëndetësi

Sipas Raffelhüschen, qytetarët duhet të marrin mbi vete një pjesë të kostove të kontributit personal në shëndetësi:

“Një shumë bazë, p.sh. 500 deri 800 euro në vit, të paguar vetë. Më pas, një pjesë e shpenzimeve të tjera mund të rimbursohet pjesërisht.”

Edhe Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë mbështet rikthimin e “praktikës së tarifës fikse” për vizitat mjekësore.

Pensionet në krizë

Vetëm këtë vit, qeveria federale ka mbuluar me 121 miliardë euro deficitin e skemës së pensioneve. Ekonomistja e njohur Prof. Veronika Grimm (53) propozon:

  • Lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë mesatare;
  • Heqjen e pensionit me 63 vjet;
  • Heqjen e garancisë së nivelit minimal 48%;
  • Ndalimin ose pezullimin e zgjerimit të pensioneve për nënat.

Bürgergeld nën akuzë

Vetëm në vitin 2025, Bürgergeld i ka kushtuar shtetit gjerman 42,6 miliardë euro. Për Raffelhüschen, kjo ndihmë e ka prishur ekuilibrin mes punës dhe përfitimeve:

“Sot stimujt në Gjermani favorizojnë ndihmën sociale, jo punën. Kostot e migracionit janë jashtë kontrollit dhe vazhdojnë të rriten.”

Ai sugjeron kthimin e ndihmës financiare në shërbime konkrete dhe detyrime për personat e aftë për punë që refuzojnë punësimin.

Ndërsa Grimm shton se më shumë të ardhur, veçanërisht nga Ukraina, duhet të integrohen në tregun e punës. Nëse kjo nuk arrihet:

“Duhet të përdoren më shumë sanksione apo edhe detyrime për shërbime sociale.”

Një sistem i ri për shpërndarjen sociale?

Ekonomisti Prof. Stefan Kooths (56) kritikon mënyrën si funksionon sot ndihma sociale në Gjermani:

“Balancimi social duhet të bëhet vetëm përmes tatimeve, jo përmes qindra skemave të shpërndara. Vetëm kështu shmanget shuarja e stimujve për punën tek shtresat me të ardhura të ulëta.”

Gjermania po hyn në një debat të ashpër mbi të ardhmen e shtetit social. Kancelari Merz kërkon reforma, por rruga është e vështirë: kostot rriten, shoqëria plaket, dhe partnerët politikë janë të ndarë.

Spread the love