Gjykata Penale në Shkup, e cila po merr përsipër çështjen e zjarrit në diskotekë në Koçan nga gjykata atje, sot pranoi aktakuzën e prokurorisë kundër 34 personave dhe tre kompanive, të cilët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.
Përveç pronarëve të objektit dhe diskotekës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, kur vdiqën 62 persona dhe u plagosën 200 të tjerë, u akuzuan ish-kryetarët e komunës së Koçanit, inspektorët, dy ish-ministrat e ekonomisë dhe sekretari i shtetit në atë ministri, ish-drejtorët e Shërbimit të Sigurisë, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit.
Këshilli për vlerësimin e akt-ktakuzës pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas aktakuzës K-OOA nr. 155/25, lidhur me zjarrin në diskotekë “Puls” në Koçan, pasi përmbushi të gjitha kushtet e përcaktuara me ligj, miratoi vendimin me të cilin aprovoi aktakuzën në tërësi.
Gjykata Penale sot informon se, siç u tha në të gjitha njoftimet dhe reagimet e mëparshme në media, me qëllim informimin e vazhdueshëm, të saktë dhe në kohë të publikut, Gjykata angazhoi të gjitha burimet e disponueshme në procedurën specifike për veprim në kohë dhe të ligjshëm, në mënyrë që të mos krijohen lëshime të panevojshme që do të kompromentonin procedurën.
Tragjedia në Koçan ndodhi më 16 mars të këtij viti.
