• E enjte, 23 Prill, 2026

Hulumtim: Mickoski te maqedonasit dhe Ahmeti te shqiptarët, më të besueshmit

EA
Shtator27/ 2025

Hulumtimi i fundit i MKD.mk mbi rejtingun e partive politike dhe udhëheqësve të tyre tregon se për një kohë të gjatë VMRO-DPMNE dhe udhëheqësi i saj Hristijan Mickoski kanë pasur besimin më të lartë midis maqedonasve dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është në vendin e dytë, përpara kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe (6.3% : 4.8%).

Nga 9 deri më 21 shtator, agjencia Market Vision kreu hulumtimin e fundit të MKD.mk, i cili tregoi se qytetarët do të dalin në një përqindje të lartë në zgjedhjet e ardhshme lokale – 64.4%.
Kur u pyetën se cilit udhëheqës të partisë politike i besojnë më shumë, 25.3 përqind e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht për Hristijan Mickoski, presidentin e VMRO-DPMNE. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është në vendin e dytë, përpara kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe (6.3% : 4.8%). Është gjithashtu interesante se rezultati total i të gjithë kryetarëve të partive politike maqedonase është më i ulët se shifra për besimin që ka udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ky sondazh tregoi një përqindje të lartë të pjesëmarrjes së mundshme në zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për 19 tetor dhe 2 nëntor. Nga 1,200 të anketuar, dy të tretat (64.4 përqind) do të votonin, ndërsa 23.1 përqind nuk kanë vendosur ende. 12.6 përqind thanë se nuk do të votojnë.
Lidhur me fituesin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme lokale, 43.4 përqind e të anketuarve nuk kanë dyshim se një parti nga koalicioni qeverisës do të fitojë në komunën e tyre, ndërsa vetëm 16.8 përqind e tyre besojnë në një fitore për opozitën.
Lidhur me atë se për cilën parti politike do të votojnë, 22.9 përqind kanë vendosur që e preferuara e tyre do të jetë VMRO-DPMNE, ndërsa vetëm 5.9 përqind e të anketuarve do të votonin për LSDM-në. Rreth 40 përqind e të anketuarve ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë, nuk duan ta zbulojnë atë, ose ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë.
Lidhur me zhvillimet në LSDM, ky hulumtim tregon se qytetarët besojnë se ish-presidenti i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev ende kontrollon punët e partisë (42%). Afërsia e tij me presidentin aktual të Social Demokratëve, Venko Filipche, padyshim vetëm përforcon bindjen se Zaev vazhdon të drejtojë fijet në parti.
Osmani: BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN

Anketa e sotme nga Agjencia “Market Vision”, rezultate e së cilës u shpërndanë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, vetëm e konfirmoi të vërtetën që me muaj e javë po përpiqen ta fshehin, e ajo është se BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN, pothuajse më shumë se dy me një. Kështu theksoi kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, duke shtuar se kjo është dëshmi që epërsia e BDI-së tashmë nuk mund të fshihet.

“Mëngjesin e sotëm pati debate të ndryshme se çfarë mesazhi dëshiron të japë, por ndoshta në përpjekje për të promovuar rezultatet e veta, VMRO ka harruar se po publikon një të vërtetë që përpiqen ta mbulojnë me javë e muaj, e ndoshta tashmë nuk mund ta fshehin. Një të vërtetë që tek shqiptarët këto zgjedhje po shndërrohen në një vendimmarrje plebishitare”, tha Osmani.

Ai shtoi se, edhe pse VMRO-DPMNE është përpjekur ta shfrytëzojë anketën për të promovuar rezultatet e saj, në fakt ka zbuluar të vërtetën në bllokun politik shqiptar. Megjithatë, siç potencoi Osmani, epërsia e BDI-së ndaj VLEN-it është edhe më e madhe.

“Diferenca është madje më shumë se dy me një. Aktualisht, sipas të gjitha anketave tona, tre me një dhe është e qartë se në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin plebishitarisht”, porositi Osmani, ndërsa shtoi se BDI mbetet opsioni më i fuqishëm politik te shqiptarët, me një epërsi stabile dhe në rritje, të cilën qytetarët në zgjedhje do ta konfirmojnë me vullnetin e tyre.

Anketa u krye nga 9 deri më 21 shtator duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit në një mostër prej 1,200 të anketuarish. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe etnisë sipas të dhënave mbi popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

Sipas rezultateve, renditja e liderëve më të besueshëm është si më poshtë:

Blloku Maqedonas:

1.Hristijan Mickoski 26.5%

2.Venko Filipçe (LSDM) 4.8%,

3.Dimitar Apasievin e Levicës me 3.2%

4.Maksim Dimitrievskin (ZNAM) 2.2%

Blloku Shqiptar:

1.Ali Ahmeti (BDI) 6.3%,

2.Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) 2.1%,

3.Bilall Kasami (BESA) 1.8%,

4.Afrim Gashi (Alternativa) 1.1%,

5.Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) 1.1%,

Ndërkaq mbi 40% e të anketuarve shprehen se nuk u besojnë asnjë lideri politik./GazetaFAKTI

Spread the love