• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Hyrja për në BE do të kushtojë 20 euro dhe jo 7

EA
Korrik18/ 2025

Komisioni Evropian propozoi datën 18 korrik,rregullimin e tarifës për autorizimin e udhëtimit brenda Sistemit të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të BE-së (ETIAS), pra rritjen e çmimit nga shtatë në 20 euro.

“Bileta” për në BE do të tarifohet kur ETIAS të bëhet funksional, gjë që pritet të ndodhë në tremujorin e fundit të vitit 2026.

Do të paguhet nga udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së dhe nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Bashkim.

Rregullorja e vitit 2018 mbi Sistemin vendosi një tarifë prej shtatë eurosh, megjithatë, duke marrë parasysh rritjen e inflacionit që atëherë dhe kostot shtesë operative që lidhen me p.sh. mundësi të reja teknike, tarifa do të përshtatet në 20 euro për kërkesë dhe do të jetë e vlefshme për tre vjet.

Komisioni deklaroi se Brukseli do ta përshtasë kështu koston e miratimit të udhëtimit në BE me programe të ngjashme, të tilla si ETA britanike dhe ESTA amerikane.

Aplikantët më të rinj se 18 vjeç ose më të vjetër se 70 vjeç, si dhe anëtarët e familjes së qytetarëve të BE-së dhe anëtarët e familjes së shtetasve të vendeve të treta që kanë të drejtë të lëvizin lirisht në të gjithë BE-në, do të përjashtohen nga tarifa.

Kërkesa për autorizim udhëtimi do të plotësohet në internet dhe do të përmbajë informacione personale si emri, data e lindjes dhe numri i pasaportës.

Aplikimi do të përpunohet automatikisht dhe pasagjeri do të marrë një vendim brenda pak minutash.

Propozimi për të rregulluar tarifën tani i nënshtrohet një shqyrtimi dy-mujor nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian dhe do të hyjë në fuqi kur ETIAS të bëhet funksional.

Siç u njoftua nga Komisioni, ETIAS është pjesë e arkitekturës së re të IT-së të BE-së që synon forcimin e sigurisë në Bashkim dhe lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve të vendeve të treta./ GazetaFAKTI

Spread the love