• E martë, 26 Maj, 2026

Ibush Ademi, 107 vjeç, votuesi më i vjetër në Maqedoninë e Veriut

EA
Tetor19/ 2025

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ibush Ademi, 107 vjeç, është votuesi më i vjetër në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Ndonëse në gjendje shëndetësore të rënduar, ai sot shfrytëzoi të drejtën për të votuar në vendvotimin e tij në Çair. Në pamundësi për të folur para kamerave, në vend të tij foli fqinji i tij, i cili kujdesët për 107-vjeçarin.

“E ka mbajtur shumë veten, nuk ka konsumuar çfarëdo ushqimi, me bulmete, me kos, ujë të thjesht nuk ka pirë, me ujë të gazuar. Shumë ka qenë pedant. Edhe jetën edhe familjen e ka ashtu. Në këmbë ka dhimbje, ndonjëherë i dhemb koka “, tha Muzafer Mustafa, fqinji i 107-vjeçarit Ibush Ademi.

Spread the love