Shkup, 14 shtator – Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, në rastet kur ekziston rreziku i ndotjes së ajrit dhe ekspozimi i mundshëm ndaj substancave të dëmshme, rekomandon që popullsia:
– Në zonat ku ekziston rreziku i ajrit të ndotur, të qëndrojë brenda dhe të mbyllë dritaret dhe dyert, veçanërisht në zonat në afërsi të zjarreve aktive, si dhe në zonat ku era drejton tymin;
– Të fikë sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që thithin ajrin e jashtëm, për të parandaluar hyrjen e tymit dhe ndotësve në ambiente;
– Të monitorojë rregullisht informacionin zyrtar dhe përditësimet mbi cilësinë e ajrit
– Personat me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna këshillohen të shmangin çdo aktivitet në natyrë.
– Në rast nevoje për të lëvizur jashtë, në zonat që janë në afërsi të vendeve të zjarrit, duhet të përdoren maska të përshtatshme
– Institucionet e kujdesit për të moshuarit duhet të marrin masa për të minimizuar ekspozimin në natyrë të këtij grupi të prekshëm;
– Të vëzhgojë simptomat si kollë, gulçim, dhimbje koke ose acarim të syve, hundës dhe fytit. Kushdo që vëren këto simptoma duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore;
– Përmbahuni nga kontakti ose afërsia me mbeturinat nga të ashtuquajturat zona të prekura derisa të merret leja zyrtare për akses;
– Ndiqni të gjitha udhëzimet nga institucionet publike të shëndetit dhe shërbimet e emergjencës.
Këto masa synojnë të zvogëlojnë rreziqet e menjëhershme shëndetësore dhe të sigurojnë mbrojtjen e komunitetit./GazetaFAKTI
