• E enjte, 11 Qershor, 2026

Izet Mexhiti pyet Ahmetin dhe Osmanin: A do të bëni qeveri me Mickoskin?

EA
Tetor02/ 2025

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë “ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë”.

“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.

Ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.

Spread the love