• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Izraeli dërgon një njësi speciale në Beograd, do të marrin në pyetje këshilltarin e Vuçiçit

EA
Korrik21/ 2025

Policia izraelite do të vijë në Serbi këtë javë për të marrë në pyetje Yisrael Einhorn, ish-këshilltarin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sot këshilltarin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.


Einhorn është një nga të dyshuarit kryesorë në dy skandale të mëdha – rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe çështjen “Qatargate”, e cila i referohet aktiviteteve të fshehta të PR për Katarin përpara Kupës së Botës FIFA 2022.
Sipas mediave izraelite, Einhorn, së bashku me ish-bashkëpunëtorët e Netanyahut Onatan Urich dhe ish-zëdhënësin Eli Feldstein, morën pjesë në vjedhjen dhe shpërndarjen e dokumenteve të fshehta ushtarake, njëra prej të cilave u mor nga gazeta gjermane Bild.
Për më tepër, të tre, përmes agjencisë së tyre të PR “Perception”, udhëhoqën një fushatë në favor të Katarit – në një përpjekje për të përmirësuar imazhin e atij vendi para publikut global, raporton Nova.rs.
Einhorn ka jetuar në Beograd për një vit dhe nuk është kthyer në Izrael që nga fillimi i hetimit. Ai më parë u përpoq të binte dakord me zyrën e prokurorit izraelit për një kthim të sigurt dhe për të dëshmuar pa u arrestuar, por negociatat dështuan.
Pasi fillimisht e hodhi poshtë kërkesën e tij për t’u marrë në pyetje në Serbi, zyra e prokurorit izraelit ndryshoi qëndrimin e saj. Njësia speciale Lahav 433 tani po dërgon hetues në Beograd për ta marrë në pyetje në vend.

Spread the love