• E enjte, 19 Shkurt, 2026

Izraeli pranon propozimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza

EA
Shtator09/ 2025

Tel Avivi është në një linjë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, për të gjetur rrugën e marrëveshjes dhe paqes për Rripin e Gazës, informon “La Repubblica”. Izraeli njoftoi zyrtarisht këtë mëngjes (9 shtator) se e pranoi propozimin e Presidentit Trump për marrëveshje.

“Izraeli dëshiron t’i japë fund luftës në Gaza bazuar në propozimin e Presidentit Trump dhe në përputhje me parimet e përcaktuara nga Kabineti i Sigurisë”, tha Ministri i Jashtëm Gideon Saar ndër të tjera.

Sulmi i fundit në Jerusalem la gjashtë të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur, gjashtë prej tyre rëndë: dy burra palestinezë hapën zjarr pak pas orës 10:00 të mëngjesit më 8 shtator jashtë një stacioni autobusi në kryqëzimin e ngarkuar në hyrjen veriore të qytetit, teksa mbetën të vrarë edhe vetë.

Gjatë natës, sipas raporteve të mediave lokale, sulmet ajrore izraelite u kryen pranë qytetit sirian të Homsit. Gjithashtu sulmuan edhe në zonën ku banonin autorët e sulmit terrorist në Jerusalem, pasi besohet se ka baza të Hamasit.

IDF po vijon me planin e evakuimit në Gaza dhe shembjen e kullave të larta ku dyshohet se strehohen dhe ka baza logjistike dhe ushtarake të organizatës Hamas, shkruan “La Repubblica”.

Spread the love