Memorandum i nënshkruar me “Kazanci Holding AS” për një projekt të ri energjetik me vlerë një miliard euro. Projekti, siç tha kryeministri Mickoski, parashikon tre komponentë kryesorë: zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtimin e një rrjeti shpërndarjeje të gazit natyror, si dhe masa për rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz.
Kjo do të jetë një qendër strategjike në Ballkan, tha kryetari i kompanisë turke “Kazanci Holding AS”, në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se projekti është tashmë gati dhe pas hulumtimit të kryer nga profesionistët, mund të fillojë zbatimi i tij.
Projekti strategjik ka një vlerë deri në një miliard euro dhe synon të forcojë sovranitetin energjetik të vendit. Është planifikuar të ndërtohen centrale të gazit të kogjenerimit me një kapacitet të instaluar total prej 500 megavatësh, të cilat do të prodhonin 4.1 teravatë-orë energji elektrike dhe 720 gigavat-orë energji termike në vit.
Zbatimi i projektit pritet të krijojë vende të reja pune, të mbështesë industrinë dhe të zvogëlojë varësinë nga importet e energjisë.
