• E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Koreografia e mbrëmshme e tifozëve të Partizanit shkakton reagime në Kosovë

EA
Korrik18/ 2025

Kubi futbolistik” “Partizani” nga Beogradi priti ekipin qipriot AEK Larnaca në ndeshjen e kthimit të raundit të parë paraprak të Ligës së Evropës, dhe ndeshja solli shumë emocione në 120 minuta lojë.

Ekipi bardhezi i Beogradit fitoi 2:1 pas kohës shtesë, por nuk arriti të kalojë tutje sepse mysafirët ishin më të suksesshëm në goditjet e penalltive – me një total prej 6:5. Partizani do të vazhdojë sezonin evropian në kualifikimet për Ligën e Konferencës, ku do të luajë kundër Oleksandria ukrainase në raundin e dytë paraprak.

Fatkeqësisht, ndeshja nuk kaloi përsëri pa incidente, dhe pas ndeshjes gjërat që nuk duam t’i shohim në fushat e futbollit janë përsëri në fokus.

Gjatë ndeshjes, grupi i tifozëve Grobari shpalosi një banderolë të madhe në tribunën jugore me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, të shkruar me ngjyrat e flamurit serb. Kjo shkaktoi reagime nga mediat e Kosovës, të cilat kërkojnë urgjentisht sanksione.

Gazeta Blic, reagoi ndaj këtij veprimi, duke e quajtur atë një ‘provokim të vazhdueshëm dhe të papranueshëm që UEFA nuk duhet ta tolerojë’. Siç deklarojnë ata, mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Federata e Futbollit të Kosovës për këtë çështje./GazetaFAKTI

Spread the love