Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump patën së fundmi një telefonatë që u shndërrua në një debat të nxehtë mbi krizën humanitare në Rripin e Gazës, raportoi NBC News, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar.
Telefonata erdhi pasi Netanyahu mohoi në një aktivitet publik se kishte zi buke në Gaza pavarësisht raporteve të shumta për situatën e tmerrshme. Trump hodhi publikisht dyshime mbi këto pretendime të nesërmen, duke thënë se kishte një “zi të vërtetë buke” në Gaza dhe se nuk mund të ishte “e rreme”.
Pas komenteve të Trump, Netanyahu kërkoi një telefonatë me presidentin e SHBA-së. Gjatë telefonatës, kryeministri pretendoi se raportet për zi buke ishin “të sajuara” nga Hamasi dhe se zia e bukës nuk ishte e përhapur.
Trump thuhet se e ndërpreu Netanyahun, duke thënë se ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë po i tregonin prova për fëmijë të uritur në Gaza dhe se ai refuzoi të pranonte pretendimet për informacion “të rremë”.
NBC raportoi se telefonata ishte kryesisht njëkahëshe, me Trumpin “që drejtonte pjesën më të madhe të bisedës”.
Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët izraelitë refuzuan të komentonin mbi telefonatën.
