• E shtunë, 17 Janar, 2026

Maqedoni, paga mesatare neto në maj ishte 45.796 denarë

EA
Korrik24/ 2025

Paga mesatare neto e paguar në maj të këtij viti arriti në 45.796 denarë, që është 11 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Siç informon ESHS, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurimi me 23,9%, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 15,1% dhe Arsim me 14,4%.

Një rritje e pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurimi me 13,5%, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 5,4% dhe Miniera dhe gurore me 5,1%.

Paga mesatare bruto për punonjës në maj 2025 ishte 68.859 denarë. (MIA)

Spread the love