• E premte, 23 Janar, 2026

Më 14 shtator 1812, Napoleoni hyri në Moskën që po digjej

EA
Shtator14/ 2025

Në ditën e sotme (14 shtator) në vitin 1812, Napoleoni më në fund hyri në kryeqytetin rus, i papenguar nga askush pasi rusët e kishin braktisur qytetin. Kryebashkiaku, Fyodor Rostopchin, jo vetëm që evakuoi qytetin, por edhe e dogji atë, duke u lënë francezëve një metropol krejtësisht të papërdorshëm.

Pasi fitoi Betejën e Borodinos shtatë ditë më parë, Napoleoni dhe ushtria e tij marshuan drejt Moskës.

Ishte traditë që pushtuesi t’ia dorëzonte qytetin pushtuesit, qoftë në betejë apo jo, duke i dorëzuar çelësat e qytetit. Napoleoni ishte dukshëm i mërzitur që rusët e kishin privuar nga ky nder.

Kryebashkiaku, Fyodor Rostopchin, jo vetëm që evakuoi qytetin, por edhe e dogji atë, duke u lënë francezëve një metropol krejtësisht të papërdorshëm.


Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze per një ushtri, më vonë u tregua një taktikë shumë e zgjuar me të cilën ushtria ruse kur tërhiqej linte pas fshatra të shkatërruar dhe fusha të djegura.

Ushtria e Napoleonit mbështetej tek ato ushqime që merrnin në territoret gjatë udhës së tyre, duke mos gjetur as edhe një fshat apo qytet të banuar në të cilin ato mund të furnizonin, ushtria u përball me një situatë kritike për jetën.

Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortecën e Borodinos ku u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë.

Trupat russe të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u shpartalluan.

Spread the love