• E premte, 23 Janar, 2026

Ministri serb pësoi një goditje të rëndë në tru gjat një emisioni

EA
Gusht05/ 2025

Ministri serb për Investime Publike, Darko Glišić, pësoi një atak në zemër gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink. Emisioni u ndërpre papritur dhe më vonë u konfirmua se ai kishte pësuar një goditje të rëndë në tru.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se Glishiç pësoi një goditje në tru dhe është në gjendje të rëndë.

“Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv, u rrëzua pa ndjenja, diagnoza është duke vazhduar dhe përfshihet edhe terapia… Ajo që dihet tani është se ai është në gjendje të rëndë. Gjëja e rëndësishme është që ai u kthye nga incidenti, pra nga goditja në tru, në kohë, orët e para janë vendimtare”, thonë nga kjo ministri.
Glishiç ishte i ftuar në programin e mëngjesit në televizionin Pink, por papritmas filloi të belbëzonte dhe nuk mund të thoshte asnjë fjali të plotë. Prezantuesi e pyeti disa herë nëse ndihej mirë, por ai nuk mundi të përgjigjej, kështu që programi u ndërpre.

Glishiç u dërgua me urgjencë në spital, ku shpejt mbërriti Presidenti serb Aleksandar Vučić. Glishiç konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Darko Glishiç është ministër në Qeverinë e Serbisë që nga maji i vitit 2024.

https://www.instagram.com/reel/DM97IzaNQIU

https://www.instagram.com/reel/DM97IzaNQIU
https://www.instagram.com/reel/DM99ak9NQZ4

Spread the love