• E shtunë, 25 Prill, 2026

Mojtaba Khamenei merr ‘fronin’ e babait pas eliminit të tij nga s*lmet izraelito-amerikane

EA
Mars08/ 2026

Mojtaba Khamenei, djali i të ndjerit Ali Khamenei, është emëruar Udhëheqës Suprem i Iranit, sipas Asamblesë së Ekspertëve mbi Udhëheqjen Iraniane. 

Ndërkaq, pritet te ketë reagime të ashpra nga presidenti Donald Trump, pasi ai më herët u shpreh për mediat se lideri pasardhës iranian, në mënyrë që të vijojë pushtetin duhet të marrë miratimin e tij fillimisht.

I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor të Mashhadit, Mojtaba është i dyti nga gjashtë fëmijët e Ali Khameneit.

Ai përfundoi arsimin e mesëm në Shkollën Fetare Alavi në Teheran, shkruan BBC.

Në moshën 17 vjeç, Mojtaba shërbeu në ushtri për disa periudha të shkurtra gjatë Luftës Iran-Irak, sipas mediave iraniane. Konflikti i përgjakshëm tetëvjeçar e bëri regjimin edhe më dyshues ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, të cilët mbështetën Irakun.

Në vitin 1999, Mojtaba shkoi në Qom, një qytet i shenjtë që konsiderohet si një qendër e rëndësishme e teologjisë shiite, për të vazhduar studimet e tij fetare. Vlen të përmendet se ai nuk mbante veshje kleriku deri në këtë kohë.

Ndryshe nga i ati, Mojtaba ka mbajtur kryesisht një profil të ulët. Ai nuk ka mbajtur kurrë ndonjë post qeveritar, as nuk ka dhënë fjalime apo intervista publike. Vetëm një numër i kufizuar fotosh dhe videosh të tij janë publikuar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me rrjetin amerikan ABC të dielën se udhëheqësi i ardhshëm iranian “nuk do të zgjasë shumë nëse nuk merr miratimin tonë”.

“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë. Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, kërcënoi Trump.

Spread the love