Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë ë cilët do të bien në një sasi prej mbi 15 litra për metër katror. Do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me erëra të forta, breshër të izoluar dhe bubullima, njofton Endi për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 11 gradë në Mavrovë, ndërsa më e ngrohta do të jetë në Gjevgjeli dhe Demir Kapi me temperatura deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Temperatura do të sillet nga 16 deri në 30 gradë./GazetaFAKTI
