Kire Gjorgjievski, i dënuar me 13 vjet burg për rrahjen e deputetit Zijadin Sela, në rastin e 27 prillit, ka vdekur. Gjorgjievski po vuante dënimin e tij në burgun e Shtipit.
Lajmi u bë i ditur nga miq dhe të njohur të Gjorgjievskit. Ai vdiq në spital, konfirmoi Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve për “Focus”. Siç shpjegon Drejtoria, Gjorgjievski vuante nga disa sëmundje dhe ishte në gjendje të rëndë, i lidhur me aparatura mbështetëse në jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi miku i tij Goran Angelov
“Pusho në paqe, Kire. Dhe nuk prite që ne të shihnim lirinë si vëllai Igor Jug! Sa vdekje të tjera duhet të bëjmë që nga data 27 që ti të ngopesh, sa të tjera ndërsa presim drejtësi!”, ka shkruar Angelov.
