• E premte, 23 Janar, 2026

Në prag të zgjedhjeve lokale, VLEN po i artikulon idetë si pjesë e platformës zgjedhore

EA
Gusht16/ 2025

Koalcioni VLEN është mjaft aktiv, me qëllim të artikulimit të ideve dhe synimeve që do të jenë objekt platfomrash dhe ofertash në zgjedhjet lokale që do tël mbvahen më 19 tetor të këtij viti.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar një investim të rëndësishëm për banorët e lagjes Çairçanë. Ai tha se Qeveria tashmë ka siguruar mjetet për rikonstruksionin e plotë të rrugës nga udhëkryqi te “LPK” deri te parkingu i kompleksit “Çairçanja”.

“Ky investim do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të rrisë cilësinë e jetës në këtë zonë të dashur për të gjithë ne,” u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi dhe se Çairi ka nevojë e meriton më shumë investime:
“Jam pranë jush për të siguruar që çdo nevojë e qytetarëve të shndërrohet në rezultate konkrete. Me vepra, jo fjalë. Me qytetarët, për qytetarët.”

Ky zotim i Mexhitit shihet si pjesë e programit të tij për zhvillimin urban dhe modernizimin e infrastrukturës në Komunën e Çairit.

Fetai: “Nexha me VLEN-in dhe Likova me Nexhën, kjo është garanca e fitores sonë të madhe!”

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar sot nga Sllupçani se koalicioni VLEN është i bashkuar si një trup i vetëm për të mbështetur kandidatin për kryetar të Komunës së Likovës, profesor Nexhmedin Sadiku.

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

Vlen ka dalur me një kumtesë, përmes së cilës ka analizuar zhvillimet e fundit në BDI.
“BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Europian”. Dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqëve (PDT) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) tashmë nuk janë më me BDI-në.

Më 14 gusht 2025, Partia Demokratike e Turqëve zyrtarisht njoftoi se po largohet nga koalicioni “Fronti Europian” dhe se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk do të garojë bashkë me BDI-në. Kjo vendim do të thotë se komuniteti turk, i cili në mars 2024 ishte futur në frontin e Ali Ahmetit, tani distancohet dhe zgjedh rrugën e vet.

Vetëm një ditë më vonë, më 15 gusht 2025, PDSH publikisht bëri të ditur se negociatat me Ali Ahmetin kanë dështuar dhe se PDSH nuk do të garojë së bashku me BDI-në, as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të përbashkët. Me këtë, edhe një nga partitë më të vjetra shqiptare vendosi të largohet nga skena politike e BDI-së.

Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë.

Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar.

BDI prej kohësh e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, ndërsa tani po e humb edhe tek partnerët e vet. “Fronti Europian”, i cili shitej si një forcë unifikuese, sot është simbol i shpërbërjes, mosbesimit dhe dobësisë politike.

VLEN edhe një herë konfirmon se e ardhmja është në politikën e ndershme, hapje dhe punë për qytetarët, e jo në shantazhe, korrupsion dhe interesa personale”< thuhet në kumtesë.

Krerët e Alternativës vizituan Dibrën


Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe kandidatin e VLEN për qytetin e Dibrës, Fisnik Melën u takuan me qytetarët e qytetit të Dibrës, ku prej se afërmi u njoftuan me problemet e tyre.

“ Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, vizituam qytetin e Dibrës, ku patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e mrekullueshëm të kësaj treve me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Gjatë vizitës sonë, bashkë me kandidatin tonë të VLEN-it, Fisnik Mela, dëgjuam nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e dibranëve për një të ardhme më të mirë.
Besimi i qytetarëve është motivimi ynë më i madh për të vazhduar rrugën e ndryshimit, përfaqësimit të denjë dhe zhvillimit të çdo cepi të vendit tonë. Dibra është dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e këtij vizioni”, shkruan Ibrahimi./ GazetaFAKTI

Spread the love