Departamenti i Punëve të Brendshme i Dibrës ka ngritur kallëzim penal kundër një banori të Kërçovës për sulm ndaj një avokati në sallën e gjyqit.
Sipas Stefan Dimoskit, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme-Ohër, është ngritur kallëzim penal kundër I.F. (49) nga Kërçova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “dhunë”.
Më 9 të këtij muaji në orën 10:38 të mëngjesit, gjatë një seance dëgjimore në sallën e gjyqit në Gjykatën Themelore në Dibër, ai e sulmoi fizikisht M.D., avokat nga Gostivari.
