• E mërkurë, 11 Mars, 2026

Një milioner në Zvicër do të paguaj një gjobë prej 95,500 eurosh, u kap duke drejtuar 27 km/orë mbi shpejtësinë e lejuar

EA
Gusht17/ 2025

Një milioneri në Zvicër i kishte kushtuar shtrenjtë rrugëtimi me automobil pasi që u detyrua të paguaj një gjobë prej gati 100,000 eurosh. Edhe pse shuma duket e pabesueshme, shpjegimi është shumë i thjeshtë dhe qëndron në mënyrën se si Zvicra llogarit shkeljet e trafikut, shkruan autobild.de.

Shoferi u kap duke drejtuar automjetin me 77 km/orë në një zonë me shpjetësi të kufizuar 50 km/orë, e cila vështirë se mund të quhet tejkalim aksidental i shpejtësisë. Ndërsa një shkelje e tillë në Gjermani do t’i kushtonte 180 euro dhe një pikë penalizimi, në Zvicër ai përballet me një gjobë që mund t’i blinte dy VW Golf GTI të reja.

Gjobë e bazuar në të ardhura

Gjoba e majme prej 95,500 eurosh (90,000 franga zvicerane) është rezultat i një ligji zviceran që përcakton shumën e gjobës bazuar në të ardhurat e shkelësit. Sipas portalit “24 orë”, ai është një nga 300 njerëzit më të pasur në vend, pasuria e të cilit vlerësohet në disa qindra milionë franga, dhe gjoba është e përshtatshme.

Megjithatë, gjoba duket kaq drastike vetëm në shikim të parë. Shoferi duhet të paguajë menjëherë “vetëm” 10,000 franga, ndërsa 80,000 franga të mbetura janë me kusht. Nëse multimilioneri i përmbahet rregullave të trafikut në tre vitet e ardhshme, ai nuk do të duhet ta paguajë këtë shumë.

Zvicra nuk është vendi i vetëm me një sistem të tillë. Në vitin 2023, në Finlandë, një shofer që drejtonte 32 km/orë shumë shpejt në një zonë 50 km/orë, mori një gjobë deri në 121,000 euro./GazetaFAKTI

Spread the love