• E mërkurë, 11 Mars, 2026

ODIHR: Po i monitorojmë zgjedhjet, si para ashtu edhe pas votimit

EA
Tetor19/ 2025

Kreu i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoni, Matteo Meccaci, deklaroi sot se vëzhguesit po monitorojnë të gjitha aspektet që lidhen me zgjedhjet dhe theksoi se jo vetëm dita e zgjedhjeve është e rëndësishme, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe vetë proceset pas ditës së zgjedhjeve.

Mekaci, i cili ishte sot në qendrën e votimit në Shkollën dillore “Liria” në komunën Çair, theksoi se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët po vëzhgojnë të gjithë vendin.

“Ne jemi këtu si një mision vëzhgimi ndërkombëtar për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka është në përputhje me standardet. Kjo qendër votimi që shihni pas nesh është një nga shumë që po vëzhgojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët po vëzhgojnë të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Mekaci shtoi se Misioni u krijua shumë kohë para ditës së zgjedhjeve, me vendosjen e 24 vëzhguesve afatgjatë në të gjithë vendin, të cilët po vëzhgojnë të gjithë procesin.

“Dhe siç thamë, nuk është vetëm dita e zgjedhjeve që është e rëndësishme, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe proceset pas vetë ditës së zgjedhjeve. Sigurisht, ne po monitorojmë të gjitha aspektet që lidhen me vetë zgjedhjet, duke përfshirë regjistrimin e votuesve, vetë fushatën, financimin e fushatës, aksesin në media, votimin në vetë ditën e zgjedhjeve, numërimin e votave…”, tha Mecachi.

Spread the love