Kievi i ofroi Moskës të mbajë një takim të presidentëve me qëllim përfundimin e luftës deri në fund të gushtit, tha kreu i delegacionit ukrainas në negociatat në Stamboll.
Rustem Umerov, president i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Ukrainës, i tha medias se Ukraina është gati për një armëpushim dhe i bëri thirrje Rusisë të “tregoi një qasje konstruktive dhe realiste”.
Kur u pyet për propozimin ukrainas për të mbajtur një takim midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, i dërguari kryesor rus, Vladimir Medinsky, u tha gazetarëve se një samit i tillë duhet të mbahet vetëm për qëllimin e nënshkrimit të dokumenteve, jo për të zhvilluar negociata, njofton tvN1.
Ja pikërisht ajo që kërkojnë ukrainasit në negociatat me rusët
Gjatë negociatave në Turqi, Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një shkëmbim tjetër të të burgosurve në të cilin secila palë do të dorëzojë 1,200 të burgosur.
Medinski tha se luftëtarët e plagosur rëndë do të shkëmbehen gjithashtu përgjatë fushëbetejës. Ukraina ka konfirmuar shkëmbimin e planifikuar të të burgosurve, por jo shifra specifike.
Medinsky tha se Rusia gjithashtu ofroi të kthejë 3,000 ushtarë të vdekur ukrainas. Sipas tij, Moska ka dorëzuar tashmë pothuajse 7,000 trupa.
