• E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Përleshje fizike në avionin e linjës Zagreb-Malmö

EA
Korrik24/ 2025

Një fluturim i Ryanair nga Zagrebi për në Malmö të Suedisë, u përball me një dramë të vërtetë pak para uljes. Një sherr i ashpër shpërtheu midis dy burrave të cilët, siç raportohet, “luftuan derisa u derdh gjak”, raportoi portali suedez Aftonbladet, raportoi Mondo.

“Pak para se të uleshim, dritat u fikën. Papritmas, dy burra filluan të ziheshin ashpër. Ata po binin mbi pasagjerë të tjerë ndërsa godisnin njëri-tjetrin”. tha një pasagjere femër për mediat suedeze.

Kabina ishte në kaos të plotë.

“Kishte shumë fëmijë dhe gra që qanin. Njerëzit po vraponin drejt pjesës së pasme të aeroplanit në panik për t’u strehuar. Kishte gjak kudo”, tha ajo.

Një pasagjere femër përshkroi se si fytyra përpara saj ishte e mbuluar plotësisht me gjak.

  • Ishte tmerruese. Sherri po ndodhte pranë meje dhe nënës sime. Unë ende po dridhem – tha ajo.

Pas uljes, sigurimi hyri menjëherë në aeroplan për të nënshtruar pasagjerët e dhunshëm.

“Patëm një ndërhyrje të vogël policore në Aeroportin e Malmö-s gjatë mbrëmjes. Incidenti nuk ndikoi në operacionet e aeroportit. Meqenëse kjo është një çështje policore, ju lutemi të kontaktoni policinë për më shumë informacion”, tha David Karlsson, kreu i komunikimit në operatorin shtetëror suedez të aeroportit.

Dy personat e përfshirë në incident janë shtetas suedezë dhe njëri prej tyre është akuzuar për sulm./ GazetaFAKTI

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/o3q367/blodigt-brak-pa-ryanair-flyg-i-malmo?utm_medium=share&utm_source=androidapp

Spread the love